Deçan: Mbushën veturën derivate me para fals, arrestohen tre persona

  • 19 November 2018 - 12:12
Deçan: Mbushën veturën derivate me para fals, arrestohen tre persona

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Deçan pasi të njëjtit kanë mbushur veturën me derivate dhe kanë paguar me një kartëmonedhë false.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën në fshatin Prilep të De?anit, ku të dyshuarit kanë mbushur veturën me derivate në shumën prej 20 eurosh, dhe kanë paguar me para false.

Gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar disa kartëmonedha të falsifikuara.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot)