Kosovari paguan 1.500 euro për të dalë ilegalisht në Itali, kapet i fshehur në kamion

  • 19 November 2018 - 14:27
Kosovari paguan 1.500 euro për të dalë ilegalisht në Itali, kapet i fshehur në kamion

Ajo ishte diagnostifikuar me një formë të rrallë të kancerit 19-vjeçarja që u takua me Harry dhe Meghan gjatë turneut të tyre mbretëror në Zelanden e Re, e humbi betejën me kancerin, disa javë më pas. Familja e adoleshentes që u takua me Harry dhe Meghan gjatë turneut të tyre mbretëror në Zelandë të Re, është zbuluar se ka humbur betejën e saj me kancerin.

Eva McGauley, 19-vjeçare që u diagnostifikua me një formë të rrallë të kancerit kur ishte 16-vjeç – u prit nga Duka dhe Dukesha e Sussex në ndërtesën e Qeverisë në Wellington, në fund të muajit të kaluar

Familja e 19-vjeçares zbuluan në faqen e tyre të Instagram-it që ajo e ka humbur betejën e saj me kancerin, mëngjesin e së dielës e rrethuar nga më të dashurit e saj. Ajo u diagnostifikua me kancer të qafës dhe kokës

Pasi treguan për vdekjen e Evas, familja e saj e shkroi një prononcim në faqen e Instagramit: “Shumë të mërzitur ndajmë me ju lajmin se Eva na la mëngjesin e djeshëm.

U bë shumë shpejt dhe ajo ishte e rrethuar nga më të dashurit e saj. Faleminderit shumë të gjithëve që e përcollët rrugëtimin e Evas dhe i mbështetet ëndrrat e saj”. Pasi u takua me Harry, 34-vjeçar dhe Meghan, 37-vjeçare, ajo ndau një numër të madh storiesh me çiftin mbretëror, dhe shumë e entuziazmuar shkroi: “Kalova mëngjesin më të mirë! 

Jam shumë e nderuar dhe falënderuese që u ftova në ndërtesën e Qeverisë të takohem me Meghan dhe Harry këtë mëngjes!!”, tha ajo dhe shtoi se ata janë njerëz të sjellshëm që ishin mjaft të interesuar në punën e EvasWish. Ndër tjerash, ajo tha se ishin momentet më të mira të jetës së saj.

(Kosova Sot)