SMAKA: PA VLERËSIM TË PERFOMANCËS NUK KA QEVERISJE TË MIRË

  • 19 November 2018 - 16:05
SMAKA: PA VLERËSIM TË PERFOMANCËS NUK KA QEVERISJE TË MIRË

"Derisa nuk ka matje serioze të performancës në të gjitha institucionet, edhe në drejtësi, as që mund të pritet qeverisje e mirë dhe sundim funksional i shtetit të së drejtës. Përderisa nuk përcaktohen organograme apo akte të sistematizimeve të pozitave dhe të punëve konkrete referuar natyrës, strukturës dhe shkallës së ndërlikueshmërisë dhe të përgjegjësisë së punëve dhe të detyrave të punëve, në një anë, dhe nëse nuk sistemohen personat në pozita e punë adekuate në anën tjetër, as që mund të flitet për çfarëdo vlerësimi analitik të punëve. Pa valorizim adekuat të punëve të kryera, të punëve të kryera dobët, e të punëve të pakryera apo të kryera Mala Fide, nuk mund të stimulohet puna e dobishme", theksoi për gazetën "Kosova Sot" profesori i së drejtës, Riza Smaka.

 

 

(Kosova Sot)