13 miliardë dollarë dëme nga zjarret në Kaliforni

  • 19 November 2018 - 16:18
13 miliardë dollarë dëme nga zjarret në Kaliforni

Një kompani e njohur për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga katastrofat natyrore ka thënë se dëmet e shkaktuara nga zjarret në Kaliforni janë mes 9 dhe 13 miliardë dollarëve. Kjo shifër përfshin vetëm pasurinë që është e siguruar nga pronarët në kompani të ndryshme të sigurimeve.

Dëmi nga zjarri në kampin kryesor të zjarrit llogaritet se është nga 7.5 deri 10 miliardë dollarë, ndërsa dëmi nga zjarri në një zonë më të vogël është 1.5 deri 3 miliardë dollar. Zjarri i ka djegur shumë shtëpi në qytetin e Malibus, të cilat ishin shtëpi luksoze dhe vlenin miliona dollarë.

Përpos shkaktimit të numrit rekord të vdekjeve, ky zjarr ka thyer rekord edhe në shkaktimin e dëmeve materiale. Këto shkatërrime e kanë bërë çështje sfiduese edhe strehimin e mijëra personave që kanë mbetur pa strehë. Sipas shifrave të fundit, autoritetet kanë deklaruar se zjarret i kanë shkatërruar më shumë se 13 mijë e 600 shtëpi dhe ndërtesa tjera.

Vlerësimi i dëmeve është bërë duke u mbështetur në vlerën e pronave, veturave, dëmet e shkaktuara nga flakët dhe tymi, ndërprerja e veprimtarive tregtare, shpenzimet shtesë për jetesë dhe vlerën e pajisjeve personale, shkruan “Reuters”

(Kosova Sot)