Dikur i bënte “zbor” policisë shqiptare, kush është “i forti” që u arrestua sot në Maltë

  • 19 November 2018 - 17:03
Dikur i bënte “zbor” policisë shqiptare, kush është “i forti” që u arrestua sot në Maltë

Shqiptari Bektash Muka, i kërkuar prej një viti për vjedhjen e gjysmë milioni euro bizhuteri në një qendër tregtare në Maltë ka rënë në prangat e policisë malteze. Por 27-vjeçarari nuk është i panjohur edhe për policinë shqiptare.

Në vitin 2016 ai përplasi makinën e tij tip BMW X6 për shkak të shpejtësisë pasi nuk iu bind urdhërit të policisë për të ndaluar.

Kjo pasi në rrugën” Sami Frashëri” shërbimet e policisë “Shqiponja” i kishin bërë me shenjë për të ndaluar mjetit me targa AA 858 NS. Atë kohë, Muka ishte në ndjekje për një sherr në të cilin ishte përfshirë . 

Makina ku po udhëtonte Bektash Mukës pasi u përplas duke i ikur policisë
Muka nuk iu bind urdhrit të “Shqiponja-ve” për të ndaluar dhe vazhdoi rrugën me shpejtësi dhe si rezultat në rrugën “Prokop Mima” u përplas me murin rrethues të një banese.

27-vjeçari me të njëjtën automjet, disa muaj më parë, përplasi furgonin e Policisë që përdorej nga “Shqiponjat”, të cilët edhe në atë rast përsëri i kishin bërë shenjë ndalimi.

Gjatë kontrollit në makinën e përplasur të Mukës, policia gjeti një pistoletë.

(Kosova Sot)