Si ta shndërroni 'Instagramin; tuaj në një biznes fitimprurës?

  • 19 November 2018 - 17:05
Si ta shndërroni 'Instagramin; tuaj në një biznes fitimprurës?

Me gati 2 milionë ndjekës në "Instagram", modelja Gabby Epstein bën një jetë luksoze, të cilën shumë moshatare të saj vetëm mund ta ëndërrojnë. Me vetëm 24 vjet, kjo bionde mahnitëse paguhet që të udhëtojë nëpër botë, për të promovuar rrobat e plazhit, bukurinë, modën, hotelin dhe stilin e jetës, si "influencere e medieve sociale". Suksesi i saj është bërë aq i madh, saqë tani ajo bën më shumë para nga një postim, sesa që më parë bënte duke punuar me ditë të tëra, si modele profesionale. Ku qëndron sekreti i saj? Kjo blogere e stilit të jetës është njëri nga 700,000 përdoruesit e "Instagram"-it që përdorin "Plann That", një aplikacion strategjik i medieve sociale që ju ndihmon të krijoni filtra unikë dhe të zhvilloni një brend personal, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Arritja deri te suksesi

Në një intervistë, themeluesja e "PLANN", Christy Laurence, nga Sidnej, zbuloi pesë gabimet më të shpeshta që bëjnë njerëzit duke kufizuar suksesin e tyre në "Instagram". 'Nëse doni që ta shndërroni llogarinë tuaj në "Instagram" në një platformë që bën para, gjëja e parë që duhet të vendosni, është se çka saktësisht do të shitni', thotë ajo. "E di se kjo duket evidente, por nëse jeni një krijues përmbajtësor, atëherë me të vërtetë ka rëndësi që të theksoni saktësisht se çka mund të ofroni, e më pas ta bëni këtë tepër të qartë në marketingun tuaj. Kështu, nëse psh keni ndonjë butik të modës, ndani fotot e vajzave të bukura, që veshin rrobat tuaja, por përshkrimi juaj 'bio' nuk është i qartë. Disa njerëz mund të mendojnë se ju jeni bloger. 

Përdorimi i hashtagëve

Për të bërë para në 'Instagram', ajo që ofroni si produkt apo shërbim, duhet të jetë e qartë. Ja edhe pesë gabimet më të shpeshta që, sipas saj, bëjnë njerëzit në këtë drejtim. HASHTAG - gabimi ka të bëjë me strategjinë rreth hashtagut. Shumica e njerëzve nuk dinë si të kërkojnë, përzgjedhin dhe përdorin hashtagët, për ta arritur rezultatin e duhur. Kualiteti i përmbajtjes - me më shumë se 1 miliard përdoruesish nga e mbarë bota, Christy thotë se kualiteti i përmbajtjes është një gabim tjetër. "Fotot e turbullta dhe videot jostabile nuk ju sigurojnë përparim të shpejtë", thotë ajo. Titujt - është parë se titujt më të suksesshëm janë ata me, mesatarisht katër fjalë. Ndërveprimet - duhet të përkujdeseni që të kaloni, të paktën 20 minuta në ndërveprim me përdoruesit e tjerë të "Instagramit". Prapaskenat - sikur çdo biznes, Christy thotë se një punë e vështirë ka të bëjë me ndërtimin e brendit. 

 

(Kosova Sot)