GASHI:VEPRIMET E TIJ DINAKE TË SHPEND AHMETIT

  • 19 November 2018 - 17:10
GASHI:VEPRIMET E TIJ DINAKE TË SHPEND AHMETIT

Agim Gashi, asamblist i LDK-së në Komunën e Prishtinës, ka theksuar për "Kosova Sot" se ndërtimet pa leje kanë vazhduar edhe në mandatin e parë të qeverisjes Ahmetiatëherë kur qeveriste bashkë me partinë e tij "hyjnore", të cilën e shfrytëzoi mjeshtërisht për të fituar dy herë zgjedhjet në Prishtinë dhe pastaj ia ktheu shpinën duke e përzënë në mënyrë mizore. "Njerëzit s'kanë mundur të besojnë se ai Shpendi i "pakorruptuar" do të favorizojë një kompani si ajo në projektin 'Kodrina'. Tani po del se është i implikuar edhe në aneksin e 'Albi-mall'- projekt ky mjaft grandioz. Sigurisht, edhe interesat e tij janë konform madhësisë dhe vlerës së projektit. Veprimet e tij dinake nuk më habisin, sepse ai jo vetëm që ishte dinak, por edhe ishte propagandues i fuqishëm i gënjeshtrës-mjeshtër i gënjeshtrës, sepse është i shkathët të aktrojë para opinionit dhe këtë shkathtësi e ka shfrytëzuar sistematikisht. Ndërtimet pa leje po vazhdojnë shumë në mënyrë komode në pjesë të ndryshme të Prishtinës, në Hajvali, në paralagjet e tjera të qytetit e deri tek zona e mbrojtur e Gërmisë. Në maje të Kodrës së Sofalisë janë ndërtuar, brenda këtij sezoni, nja dytrembëdhjetë shtëpi-pra në zonën e mbrojtur, pastaj afër Zllatarit, aty buzë liqenit - një zonë shumë atraktive, por që nuk lejohet ndërtimi", është shprehur ai.

(Kosova Sot)