Opozita hungareze kundër trajtimit special të Gruevskit

  • 19 November 2018 - 17:24
Opozita hungareze kundër trajtimit special të Gruevskit

Opozita në Parlamentin Kombëtar të Hungarisë e diskutoi çështjen e politikës së azilit të pushtetit për shkak të aferës me arratinë e ish kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski i cili kërkohet me urdhër arrest ndërkombëtar për shkak të vuajtjes së dënimit me burg prej dy vitesh.

“Qeveria hungareze u tërhoq nga politika e azilit, duke pranuar një refugjat”, akuzon Adam Mirkoshki nga lëvizja opozitare për Hungari më të mirë – Jobik, e cila është fuqia e dytë politike në Parlament, shpalli “Index.hu”.

Ai njëherit edhe pyet se ç’farë roli kanë pasur  autoritetet hungareze në lidhje me kalimin e kufijve, si dhe cila ministri, kush dhe sipas urdhërit të kujt  është vepruar në rastin me Gruevskin.

 

Sekretari shtetëror në zyrën e kryeministrit Viktor Orban, Ballazh Orban, sërish, u përgjigj se ish kryeministri i Maqedonisë Gruevski ka dorëzuar kërkesë për azil, pa cituar  se në cilin vend e ka dorëzuar  kërkesën dhe se autoritetet hungareze nuk ishin të involvuar  në arratinë e tij nga Maqedonia, ndërsa kërkesa është pranuar për shqyrtim nga “arsyet e sigurisë”.

Ai ka kërkuar nga opozita të ndalet me “fushatën e dezinformatave” në lidhje me rastin,  veçanërisht me çështjet pse Gruevski nuk është në zonën e tranzitit.

“Rregullat e procedurave kufitare  nuk mund të zbatohen për personat me trajtim të veçantë”, thotë Ballazh Orban.

Me atë, sipas mediave hungareze konfirmohet trajtimi special të cilin e ka Gruevski nga autoritetet, të cilët thonë se  pikërisht ajo i është mundësuar  sepse ka qenë kryeministër 10 vite.

Duke i komentuar kushtet në ligjin për azil, “Indeks”-i hungarez, shkruan se në to nuk ka pikë sipas të cilës  ish kryeministri mund të marrë trajtim të veçantë,  siç është parashikuar  për shembull për fëmijët të cilët duhet të bashkohen me familjet e tyre ose për gratë shtatzëna.

“Rregullat në rastin e Gruevskit mund të zbatohen vetëm përderisa ai konsiderohet si “personalitet i rrezikuar” me “nevoja të veçanta”, thotë “Indeks”.

Deputeti Arato Gergeli nga Koalicioni demokratik, sërish, mes tjerash pyet  se a është e vërtetë  që Gruevski është akomoduar  në ndonjërën nga pronat e kryeministrit Orban. Në këtë Shaba Domotor  nga zyra e kryeministrit Orban  u përgjigj se “Gruevski legalisht qëndron në Hungari”.

Nga partia LMP, sërish, kanë inicuar formimin e komisionit parlamentar që të hetohet  afera me Gruevskin. Marta Demetër, bashkëkryesuese e partisë në konferencën e sotme për shtyp ka sqaruar se  kërkesa është arsyetuar për shkak të raportit se bëhet fjalë për  raste me rreziqe  serioze diplomatike dhe të sigurisë sipas të cilave Hungaria  dukshëm ndikon mbi reputacionin e vendit. Ajo konfirmoi se nga partia dorëzuan edhe padi për emigrim ilegal dhe kërkesë deri te MPJ-ja  hungareze të publikohen të gjitha informatat  në lidhje me arratinë e Gruevskit nga Maqedonia në Hungari.

(Kosova Sot)

  •