Policia në aksion, dënon shoferët pa pajisje dimërore

  • 19 November 2018 - 20:37
Policia në aksion, dënon shoferët pa pajisje dimërore

Reshjet e borës kanë shtyrë policinë e Kosovës që të intensifikojë aksionin për t’i kontrolluar ngasësit e veturave nëse kanë pajisje dimërore. Gjatë 24 orëve të fundit policia ka shqiptuar mbi 900 gjoba trafiku.

Dalja në komunikacion gjatë stinës së dimrit pa pajisje dimërore mund të jetë e rrezikshme.

Për këtë policia e Kosovës gjatë javës së kaluar ka filluar aksionin për t’i kontrolluar shoferët nëse janë përgatitur për fillimin e sezonin dimëror ku me ç’rast ngasësit në komunikacion janë të detyruar që në automjetet që i drejtojnë t’i kenë pajisjet e nevojshme.

Policia e Kosovës thotë se deri më tani po vërehet një kujdes më i shtuar nga qytetarët sa u përket këtyre pajisjeve të nevojshme.

Megjithatë u bëjnë thirrje shoferëve të jenë të pajisur mirë për këtë sezon.

Ata që nuk posedojnë pajisjet e dimrit gjobiten me 40 euro.

 

(Kosova Sot)