Një hap e ndan Kosovën nga INTERPOL-i, nisin punimet e asamblesë

  • 20 November 2018 - 09:46
Një hap e ndan Kosovën nga INTERPOL-i, nisin punimet e asamblesë

Në Dubai po zhvillohen punimet e Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it, ku pjesë e agjendës së sotme është edhe votimi për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Aktualisht kanë nisur punimet e mbledhjes së sotme, ku në rast të votimit pozitiv Kosova do të shndërrohet në anëtarin e 194-të në INTERPOL.

Vendit i duhen 2/3 e votave të Asamblesë së Përgjithshme për t’u bërë pjesë e mekanizmit më të madh policor në botë. Votimi do të bëhet në mënyrë të fshehtë nga secili shtet anëtar, ndërsa diskutimet pritet të zgjasin rreth dy orë.

Anëtarësimi në INTERPOL paraqet një arritje të lartë për Kosovën në rrafshin ndërkombëtar, me ç’rast vendi me i ri evropian do të bëhet pjesë e policisë ndërkombëtare.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, anëtarësimin potencial e vlerësoi si arritjen më të madhe pas Pavarësisë së Kosovës.

Ky rrugëtim i Kosovës u përcoll me kundërshtim të madh nga Serbia, e cila vazhdimisht kishte lobuar te shtetet anëtare të mos e votojnë anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.

Vitin e kaluar Kosova ishte tërhequr nga aplikimi për anëtarësim në INTERPOL – ky vendim atë kohë ishte marrë nga kryeministri Ramush Haradina


(Kosova Sot)