BADALLAJ: KUISLINGU NUK NDALET ME KONFERENCA

  • 20 November 2018 - 12:12
BADALLAJ: KUISLINGU NUK NDALET ME KONFERENCA

Analisti Reshat Badallajt thotë se Hashim Thaçi jo vetëm që po i shantazhon qeveritarët, por ky me pazaret e tij të pista, që është duke bërë me Aleksandar Vuçiqin në dëm të Kosovës, gjithmonë është duke shkelur edhe Kushtetutën e vendit. "Hashim Thaçi ka marrë udhën e mbrapshtë, që do të thotë ndarjen e Kosovës. Heshtja e Kuvendit për ta ndalur këtë matrapaz do të thotë se është nën kontrollin e tij dhe për turp tregohet shumë i pafuqishëm për të reaguar për këtë që është e rëndësishme dhe e rrezikshme në dëm të vendit. Dhe, politikanët në qoftë se besojnë se Hashim Thaçi këtë punë e kryen në të mirë të vendit mashtrohen shumë keq, sepse veprimet e tij që ka zhvilluar për Kosovën gjithmonë kanë treguar se është dalë humbës, i papjekur dhe ishin në dëm të vendit. Prandaj, duhet vepruar me kohë se nesër do të jetë vonë, ashtu sikur që ndodhën rastet e mëparshme, 'Zajednica' dhe falja e 8200 hektarëve tokë Malit të Zi dhe nuk u bë asgjë.Tashmë nuk është vështirë për të kuptuar se ky kuisling është duke i bërë këto veprime vetëm e vetëm që të shpëtojë lëkurën e tij nga Gjykata Speciale. Fatkeqësia është që opozitë të mirëfilltë nuk ka në Kosovë, ajo është e vdekur. Nuk mund të ndalet kuislingu me konferenca për shtyp, duke i çuar selam nga zyrat e këtyre bandave dhe ky po vepron pa ia turbulluar ujin askush. Këta e dinë se edhe vetë ishin ortakë me të, se ky kuisling pazaret me Serbinë i bën më tepër se një decenie dhe asgjë nuk është bërë në interesin e vendit dhe të qytetarëve, vetëm se e bëri vendin KANTONE- KANTONE. Shumë kohë ky kuisling është tallur me popullin, sepse u pa se ndryshe flet dhe ndryshe vepron. Klasa politike në Kosovë është treguar disa vjet dhe po tregohet qyqare dhe mjerane që po u frikohet shantazheve të këtij kuislingu edhe kur janë në pyetje interesat shtetërore dhe kombëtare", tha Badallaj për "Kosova Sot".

 

(Kosova Sot)