Labinot Tahiri: Dështimi në INTERPOL, thikë e radhës për Kosovën

  • 20 November 2018 - 12:58
Labinot Tahiri: Dështimi në INTERPOL, thikë e radhës për Kosovën

Deputeti i AKR’së, Labinot Tahiri është shumë aktiv me statuse që kanë të bëjnë me problemet aktuale në vend. Ai sot ka reaguar pas dështimit të pranimit të Kosovës në INTERPOL.

Tahiri ditë më parë përmes një postimi është zotuar se në rast se dështon liberalizimi i vizave nuk do të udhëtojë jashtë vendit.

Në statusin e radhës, ai shpreh keqardhjen për dështimin e pranimit të Kosovës në INTERPOL.

Ndër të tjera, Tahiri ka thënë se nëse dështon liberalizimi ka bërë gati të gjitha dokumentet e udhëtimit që t’i dorëzojë bashkë me familjen, për t’u solidarizuar me qytetarët që nuk mund të udhëtojnë jashtë vendit.

Ky është statusi i plotë i Tahirit:

 “Përshendetje të gjithëve! Ditët e mia si deputet, po vijne dalengadale që të mbyllem me juve bashk nëse veq deshton edhe liberalizimi i vizave. E di qe me keni shkrua shume sms dhe i kam fotografua qe me ua tregu injorantëve, ku ju thoni; o vlla mos e izolo veten e familjen se ti nuk je fajtori! Ama, e di qe sjam fajtori, por kam nje zemër që më rraf për këtë popull e këtë atdhe! Prandaj nuk ma lejon karakteri e ndjenja që juve ju shoh të izoluar e duke pritur në ambasada për çdo ditë. Shkrimin  e kam bërë gati me shumë detaje, dhe me komplet familjen do i dorezoj te gjitha dokumentet e udhetimit vetëm që të rrim sebashku ketu e të vuajm sebashku. Përherë shërbëtorë per vendin dhe njerëzit tanë. Dështimi i interpolit një thik e radhës për këtë vend"

(Kosova Sot)