Përkeqësohet moti, anulohen lundrimet në Vlorë dhe Durrës

  • 20 November 2018 - 12:58
Përkeqësohet moti, anulohen lundrimet në Vlorë dhe Durrës

Përkeqësimi i motit në Shqipëri me reshje intensive shiu ka sjellë probleme në Portin e Durrësit dhe të Vlorës, që janë shfaqur me vonesa prej mëse dy orësh në mbërritjen e trageteve me udhëtarë.

Forca e detit arrin deri në 6 ballë.

Në Vlorë zbarkimi i pasagjerëve nga trageti Vlorë–Brindisi është bërë me vështirësi për shkak të dallgëve.

Në të dy portet është dhënë urdhri për pezullimin e mjeteve të lundrimit deri në një urdhër të ri. 

Probleme ka edhe në përpunimin e anijeve tregtare, ku puna e ngarkim-shkarkimit është bllokuar përkohësisht.

 

(Kosova Sot)