Kosova humbi 10 mil në arbitrazh.

  • 03 October 2015 - 20:00
Kosova humbi 10 mil në arbitrazh.

Në vlerë prej afër 10 milion eurove është rasti në Gjykatën e Arbitrazhit të cilin e ka fituar kompania izraelite AmDocs.Në proces janë disa raste të tjera që prite ti zhvasin buxhetit qindra miliona

Qeveria e Kosovës e ka humbur një rast në Gjykatën e Arbitrazhit tashmë, dhe raste edhe të tjerat të humbjeve të tilla priten edhe muajve dhe vitin tjetër.  Në vlerë prej afër 10 milion eurove është rasti në Gjykatën e Arbitrazhit të cilin e ka fituar kompania izraelite AmDocs.

Fjalë është për një tender që kjo kompani e kishte fituar në vitin 2008 për instalimin e sistemit të ri të faturimit në PTK.

Qeveria e Kosovës, me rekomandim të Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Ahmet Shala kishte anuluar tenderin pasi që kompanitë që ishin interesuar të marrin pjesë në privatizimin Vala e patën vendosur si kusht paraprakë që këtë sistem ta implementojnë vet.

Humbja e këtij rasti në arbitrazh, është shumë e çuditshme për faktin se me kompaninë AmDocs nuk kishte pasur kontratë të nënshkruar- por ata vetëm janë shpallur fitues.

Fatkeqësisht ky është vetëm fillimi.

Rastet në pritje janë Axos, Dardafon…por ka edhe të tjera në përgatitje e sipër.

Ditëve në vijim do ju njoftojmë edhe me rastet tjera që janë dërguar dhe po përgatiten të dërgohen në arbitrazh dhe kush qëndron pas tyre. Raste këto që nëse rezultojnë të suksesshme do ta dëmtojnë buxhetin me qindra miliona euro- e ndoshta edhe ta fusin në kolaps shtetin!

Kryeministri duhet ta dijë dhe të bëhet gati!/RTK