LDK: Kjo Qeveri e paaftë të menaxhojë komunën

  • 03 October 2015 - 20:56
LDK: Kjo Qeveri e paaftë të menaxhojë  komunën

Kamenica e miraton buxhetin në orët e fundit

Ministrat e mashtrojnë Sinanin me premtimin për rishikim të buxhetit në qershor

Ndryshimi i vetëm në buxhet është vendimi që fondi për mallra dhe shërbime të shkurtohet për 50 mijë euro dhe këto mjete të barten te investimet kapitale

Kuvendi Komunal i Kamenicës e ka miratuar buxhetin 2016 në orët e fundit të afatit për ta bërë këtë dhe vetëm pas garancive, që kryetari Begzad Sinani e nënkryetari Fatmir Matoshi kanë marrë në Qeverinë e Kosovës për investime nëpërmjet ministrive përkatëse. Një ditë më herët, vendimmarrësit e këtushëm i thanë jo buxhetit të planifikuar, me arsyetim se nuk i merr parasysh as për së afërmi nevojat e kësaj komune, që ka edhe specifikat e veta. Një komunë e vogël si Kamenica arriti ta ngrehë në këmbë Prishtinën dhe bëri mirë që buxhetin nuk e miratoi pa garanci. Pas kontakteve të drejtpërdrejta me Prishtinën, në një seancë të jashtëzakonshme, Kamenica e miratoi buxhetin 2016 me një votë kundër. Në fillim të seancës, kryetari Begzad Sinani  tha se e kishte njoftuar ministrin e Financave, Abdulla Hoti, si dhe Asociacionin e Komunave të Kosovës me refuzimin e këshilltarëve të kësaj komune për ta miratuar buxhetin. “Në takim me ministrin dhe zëvendësin e tij, jemi dakorduar se buxheti komunal nuk i plotëson nevojat e qytetarëve të Kamenicës, por nga ai kemi marrë garanci se Kamenica, së bashku edhe me tri komuna të tjera, do të kenë prioritet në investimet nga ministritë e linjës”, ka sqaruar Sinani. (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)