Biznesmeni afrikan-amerikan më i pasur se Michael Jordan-i

  • 03 October 2015 - 22:37
Biznesmeni afrikan-amerikan më i pasur se Michael Jordan-i

Renditet i dyti, pas Oprah winfrey-t

Gjatë 15 viteve të shkuara, ai është bërë me aksione në më shumë se 30 kompani

Si nxënës në shkollën e mesme të Denverit, në vitin 1970, Robert F. Smith ka shfaqur interesimin për lëndën më të parëndësishme të asaj kohe: Shkencën kompjuterike. 52-vjeçari i është bashkangjitur listës së ‘Forbes 400’ me një pasuri prej 2.5 miliardë dollarëve (2.23 miliardë euro) dhe gjendet në vendin e 268 në listën e amerikanëve më të pasur

Transistori kishte pjesën më të madhe të interesimit të tij. Kjo pajisje e vogël, e rëndësishme në kontrollimin e rrjedhës së elektroneve brenda kompjuterit, ishte zbuluar në ‘Bell Labs’. ‘Bell’ kishte një zyrë në afërsi. Ndoshta ai do të duhej të punonte në ‘Bell’, gjithashtu. Pas gjetjes së numrit, Smith i telefonoi kompanisë dhe kërkoi informata për një praktikë verore. Por, ‘Bell’ e kishte një vend të lirë, u njoftua ai, por vetëm absolventët e kolegjeve mund të aplikonin. Smith kishte nota të shkëlqyeshme në matematikë dhe në shkencë kompjuterike. A do të merreshin parasysh ato? Jo, ishte përgjigjja. I patrembur nga refuzimi i parë, Smith i telefonoi kompanisë për çdo ditë për dy javë e më pas e reduktoi numrin e thirrjeve në çdo të hënë për pesë muaj. Në fund, këmbëngulja e tij u shpërblye.

 

Kokëfortësia e tij është shpaguar me të vërtetë

Pasi që një student nuk ishte paraqitur në qershor, kompania i telefonoi Smith-it duke e pyetur se a do të mund të vinte për një intervistë. “Shkova me vrap. E dija se çfarë dëshiroja, ndërsa këmbëngulja ime u shpagua, shkova dhe u intervistova. Atyre u pëlqeva, ndërsa e zura vendin për praktikë”, tha Smith në një fjalim në Universitetin Amerikan në fillim të këtij viti në të cilin e tregoi historinë e tij me kompaninë ‘Bell’. “Në fakt, kam punuar aty për katër vite me radhë gjatë pushimeve verore dhe dimërore”. Po, kokëfortësia e tij është shpaguar me të vërtetë. Smith 52-vjeçar i është bashkangjitur listës së ‘Forbes 400’ me një pasuri prej 2.5 miliardë dollarëve (2.23 miliardë euro) dhe gjendet në vendin e 268 në listën e amerikanëve më të pasur. Smith është afrikan-amerikani i dytë më i pasur pas Oprah winfrey-t dhe më i pasur sesa Michael Jordan. Smith është themelues, kryetar dhe drejtor ekzekutiv i ‘Vista Equity Partners’, një firme private të kapitalit në Teksas me 15.9 miliardë dollarë  (14.2 miliardë euro) në asete të klientëve. Firma e tij ka korrur sukses, 30 për qind fitime vjetore nuk janë të pazakonta, në softuer industrial, një fushë me mjaft konkurrencë. Smith është pronar i më se 50 për qind të firmës, e cila para pak kohësh është vlerësuar në 4.3 miliardë euro (3.8 miliardë euro) pasi që ia shiti një pjesë të vogël të aksioneve njësitit të ‘Neuberger Berman’, në muajin korrik.

 

Shtrihen në një numër të madh të industrive

Pasi që Smith u largua nga Denveri, ai diplomoi në inxhinierinë kimike në ‘Cornell’ e më pas punoi disa vite në Kraft Foods KRFT +%’. Pa pëlqimin e prindërve të tij ai dha dorëheqje për të shkuar në fakultetin e biznesit në ‘Columbia’. Pas diplomimit ai punoi në ‘Goldman Sachs’ prej vitit 1994 deri në vitin 2000. Më pas ai u largua nga kompania dhe themeloi firmën e tij private në vitin 2000. (Kolegët e tij nga ‘Goldman Sachs’ menduan se ai ishte i gatshëm për ta bërë atë hap). Gjatë 15 viteve të shkuara, ai është bërë me aksione në më shumë se 30 kompani. Të kombinuara ato i ngjajnë kompanisë ‘ORCL’ në vitet e para të saj. Kompanitë përbëhen kryesisht nga zhvillues në prapaskenë të softuerëve. Ato shtrihen në një numër të madh të industrive, duke përfshirë sigurinë e internetit (Websense), si dhe sigurimin e pronës dhe sigurimin për viktima (Applied Systems) dhe në reklamim (Mediaocean).

 

Pasi që një student nuk ishte paraqitur në qershor, kompania i telefonoi Smith-it, duke e pyetur se a do të mund të vinte për një intervistë. “Shkova me vrap. E dija se çfarë dëshiroja, ndërsa këmbëngulja ime u shpagua, shkova dhe u intervistova. Atyre u pëlqeva, ndërsa e zura vendin për praktikë”, tha Smith në një fjalim në Universitetin Amerikan

 

Pasi që Smith u largua nga Denveri, ai diplomoi në inxhinierinë kimike në ‘Cornell’, e më pas punoi disa vite në Kraft Foods KRFT +%’. Pa pëlqimin e prindërve të tij, ai dha dorëheqje për të shkuar në Fakultetin e biznesit në ‘Columbia’. Pas diplomimit ai punoi në ‘Goldman Sachs’ prej vitit 1994 deri në vitin 2000

 

(Kosova Sot)