Djepaxhiu i fundit

  • 04 October 2015 - 08:29
Djepaxhiu i fundit

Gjithnjë e më pak djepa po përkunden në shtëpitë kosovare

Ruzhdi Qarri: Të rinjtë nuk kanë interes të vazhdojnë traditën familjare

Derisa dikur çdo shtëpi e kishte djepin e vet, të cilin e ruante me fanatizëm edhe si shenjë i ripërtëritjes së familjes, tash janë të rralla ato shtëpi që kanë djep, meqë fëmijët po rriten ndryshe, kështu që edhe zeja e “djepaxhinjve” është duke u shuar

 

Populli tregon se dikur, në të kaluarën, një ndër nëmat më të rënda që ke mundur t’ia thuash dikujt, ka qenë shprehja “Mos u përkundtë djep në shtëpinë tënde”! Kjo nëmë ka qenë vërtet e rëndë, sepse ka nënkuptuar që ajo shtëpi të mos ripërtritet, të mos ketë dhe të mos rritë fëmijë, pra, gradualisht të shuhet! Me ndryshimin e kohëve, kuptohet, ndryshojnë edhe shprehitë, madje ndryshojnë edhe uratat dhe nëmat. Shih për këtë, nëma e cekur më parë, tash nuk e ka “efektin” e dikurshëm, sepse në shumicën e shtëpive, sot nuk përkundet më djepi, por pavarësisht nga kjo ato familje lindin dhe rrisin fëmijë, ato ripërtëriten  dhe shtohen. Pra, çka ka ndryshuar ndërkohë? Ka ndryshuar shprehia që fëmijët të rriten duke i përkundër në djep, prandaj edhe interesimi për ta ka rënë shumë, gati sa nuk janë harruar. Dhe, kur nuk ka të interesuar për prodhime përkatëse, ato prodhohen gjithnjë e më pak, që kushtëzon zvogëlimin e atyre që merren me prodhimin e këtyre prodhimeve..(Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)