Merkel: Përpjekjet ushtarake të nevojshme në Siri

  • 04 October 2015 - 10:14
Merkel: Përpjekjet ushtarake të nevojshme në Siri

Kancelarja gjermane Angela Merkel, është shprehur se përpjekjet ushtarake janë të nevojshme në Siri, edhe pse ato nuk do t’i japin fund luftës.

 “Në lidhje me Sirinë, jam shprehur e qartë disa herë, që ne duhet të bëjmë përpjekje ushtarake, megjithatë një gjë e tillë nuk sjell zgjidhje. Atje duhet zhvilluar një proces politik,” tha ajo  për Deutschlandfunk.

Merkel, gjithashtu beson se në procesin politin do të jetë e nevojshme të përfshihet edhe presidenti sirian Bashar al-Assad.

“Që të kemi një zgjidhje politike, duhet të jenë present të dy përfaqësuesit e opozitës siriane dhe ata që aktualisht janë në pushtet në Damask,” tha Merkel.

Më tej ajo ka shtuar se Rusia, Shtetet e Bashkuara, Arabia Saudite dhe Irani mund të luajnë një rol të rëndësishëm sikurse Gjermania, Franca dhe Britania.