Daçiq thotë se Kosova dhe ISIS-i s’kanë dallim

  • 04 October 2015 - 16:10
Daçiq thotë se Kosova dhe ISIS-i s’kanë dallim

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daciq, ka thënë se pranimi i Kosovës në agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Arsim Shkencë dhe Kulturë – UNESCO, do të ishte absurde.

Kjo për shkak se s’mund të jetë anëtar i UNESCO’s një vend islamik.

Trashëgimia kulturore në Kosovë, ku katër nga tempujt tonë të shenjtë janë deklaruar si trashëgimi kulturore botërore – Manastirin e Deçanit, Patriarkanën e Pejës e të Graçanicës dhe kishën e Shën Premtës në Prizren, UNESCO i ka shpallur si trashëgimi e mbrojtur kulturore për shkak se ishin në rrezik. Dhe nga kush ishin në rrezik? Propozimi i Kosovës në UNESCO do të ishte sikurse të kërkohej që Shteti Islamik – ISIS-i, të anëtarësohej në këtë organizatë. Cili është dallimi në mes Kosovës dhe ISIS-it?”, ka thënë Daçiq në një konferencë për shtyp, raporton Blic.

Ai po ashtu ka shtuar se Shqipëria ka bërë kërkesë për futjen e shqyrtimit të anëtarësisë së Kosovës jashtë procedurave të rregullta të UNESCO-s, transmeton Klan Kosova.