Tentojnë t'ua marrin kafshatën e gojës

  • 04 October 2015 - 16:25
Tentojnë t'ua marrin kafshatën e gojës
Projekti është në kundërshtim me projektin e hershëm të hidrosistemit “Ibër Lepenci”

“Kanë thënë fillimisht se do të bëhen ndërtime në lumë dhe e kemi kuptuar, por kur e pamë që e gjithë rrjedha e lumit po futet në gypa, atëherë nisëm të shqetësohemi shumë, se pa ujë këtu nuk ka jetë. E gjithë veprimtaria jonë lidhet ngushtë me ujin që na ka dhuruar Zoti, por duan të na e marrin njerëzit”, flet me shqetësim Avdi Tahiri, përfaqësues i fshatit Biti

Marrja e ujit nga lumi Lepenc, i cili kalon përmes fshatit Biti në komunën e Shtërpcës, për banorët e kësaj ane do të thotë edhe marrje e kafshatës së gojës, sepse ata jetojnë nga bujqësia, e nëse nuk do të kenë ujë, thonë se më nuk do të ketë jetë për ta në  këtë vend. Bien e zgjohen thuajse çdo ditë me brengën se çka do të ndodhë me ujin e lumit, derisa me punët në bujqësi thonë se fitojnë mjaft dhe nuk dëshirojnë të jenë barrë për askënd. Janë më shumë se 500 banorë të fshatit Biti e Ulët në komunën e Shtërpcës, të cilët ka një muaj që po kërkojnë sqarime pse në fshatin e tyre po gërmohet lumi, dhe se çfarë përftime do te kenë në rast të ndërtimit të një hidrocentrali në fshat. Por, shqetësimeve të këtyre banorëve askush nuk po u jep një përgjigje të saktë, përveç forcave policore që angazhohen t'i shpërndajnë sa herë ata mblidhen për të protestuar.

Image

“Ne ende nuk po e kuptojnë çka ka në këtë mes dhe pse po fshehin prej nesh detaje të këtij projekti. Ne jetojmë si është më së miri me punën e tokës, dhe nuk duam të jemi barrë e askujt por nuk po na lënë. Kanë thënë fillimisht se do të bëhen ndërtime në lumë dhe e kemi kuptuar, por kur e pamë që e gjithë rrjedha e lumit po futet në gypa, atëherë nisëm të shqetësohemi shumë se pa ujë këtu nuk ka jetë.  Gjithë veprimtaria jonë lidhet ngushtë me ujin që na ka dhuruar Zoti, por duan të na e marrin njerëzit”, flet me shqetësim Avdi Tahiri, përfaqësues i fshatit Biti. .(Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)

Image