Merkel: Skandali “Volkswagen” pa impakt afatgjatë në industrinë gjermane

  • 04 October 2015 - 16:23
Merkel: Skandali “Volkswagen” pa impakt afatgjatë në industrinë gjermane

Kancelarja gjermane Angela Merkel vlerësoi se skandali “Volkswagen” ishte “dramatik”, por nuk do të kishte ndikim afatgjatë në lidhje me reputacionin e industrisë gjermane.

Në një intervistë për radion publike “Deutschlandradio”, Merkel theksoi se “Volkswagen” tashmë duhej t’i nënshtrohej një “transparence më se të nevojshme”.

“Sigurisht është një ngjarje dramatike e cila nuk është e mirë”, u shpreh ajo. “Por besoj se reputacioni i industrisë gjermane, besimi në ekonominë gjermane nuk është provuar që ne të mos konsiderohemi më si një vend i përshtatshëm në fushën e biznesit”.

Ndërtuesi i automjeteve, një prej kampionëve të industrisë gjermane pranoi se ka instaluar në mbi 11 milionë të automjeteve të tij të shitura në mbarë globin, një sërë programesh që zhvlerësonin rezultatet e matjeve të ndotjes.

Kjo pajisje zbulonte kur makina i ishte nënshtruar testit të kontrollit duke e vendosur atëherë motorin në komandën ndotje minimale, motori rimerrte më pas komandën e funksionit të zakonshëm operativ 11 herë më shu më ndotës.