Projekt-marrëveshje mes Turqisë dhe BE-së për çështjen e migrantëve

  • 04 October 2015 - 16:32
Projekt-marrëveshje mes Turqisë dhe BE-së për çështjen e migrantëve

Bashkimi Evropian dhe Turqia kanë rënë dakort në parim në lidhje me një plan veprimi që synon frenimin e fluksit të migrantëve drejt Evropës, bëri sot të ditur një gazetë gjermane.

Sipas “Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung”, Komisioni Evropian dhe përfaqësuesit e qeverisë turke kanë rënë dakort për këtë marrëveshje javën e kaluar dhe pritet të miratohet nesër në vijim të takimeve në Bruksel të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan me përfaqësuesit evropian.

Në përputhje me këtë plan, Turqia do të pranojë intensifikimin e përpjekjeve për ruajtjen e kufijve të saj me BE-në me pjesëmarrjen e patrullimit të përbashkët me rojet bregdetare greke në lindje të Detit Egje koordinuar nga agjencia evropiane e monitorimit në vijën kufitare “Frontex”.

Migrantët në përpjekje për të arritur në Evropë do të ndalohen pasi ky kontigjent do të qëndrojnë në Turqi ku gjashtë kampe të reja pritet të akomodojnë deri në dy milionë persona do të ndërtohen dhe bashkëfinancohen nga BE-ja, referuar gazetës./atsh