Mrekullia e mjekësisë: Vogëlushit i ngjitin kokën e këputur në aksident (Video)

  • 04 October 2015 - 17:23
Mrekullia e mjekësisë: Vogëlushit i ngjitin kokën e këputur në aksident (Video)

Ky fëmijë i ka mbijetuar një aksidenti, i cili i ka shkaktuar këputjen e kokës. Jackson Taylor është vetëm 16 muajsh dhe jeton sot falë mjekëve që i ringjitën kokën me trupin.

Ai ishte me mamanë dhe motrën në makinë, kur u përplasën nga një tjetër mjet. Forca e përplasjes ishte aq e madhe sa koka e tij pësoi një shkëputje të brendshme nga trupi.

Mjeku neurolog, Geoff Askin, dhe ekipi i tij kanë arritur të ringjitin kokën e vogëlushit duke përdorur një shufër metali dhe pjesë nga brinjët e tij, raporton “7 News Melbourne”.

“Shumë fëmijë nuk do t’i mbijetonin aksidentit. Por, edhe nëse kjo do të ndodhte, ata nuk do të arrinin të lëviznin më kurrë”, thotë doktor Askin.

Jackson ka një strukturë metalike, e cila bën të mundur që ai të mbajë trupin në një pozicion të qëndrueshëm, por mjekët thonë se pas tetë javësh ajo do të hiqet dhe vogëlushi mund të jetojë si të gjithë moshatarët e tij.