Producentët e BBC-së, pranojnë skandalin e mashtrimit me skenat e vullkanit (Video)

  • 04 October 2015 - 17:42
Producentët e BBC-së, pranojnë skandalin e mashtrimit me skenat e vullkanit (Video)

Gjiganti mediatik, ka pranuar se ka intervenuar në disa skena, të shpërthimit të vullkanit në Kili.

Pamjet drithëruese tregojnë për një “stuhi të llahtarshme”, ku gjatë shpërthimit të vullkanit godet një vetëtimë.

Mirëpo, ky ishte një montazh, duke bërë bashkë dy vullkane, transmeton Telegrafi. Njëri prej tyre kishte ndodhur gjatë vitit 2011, kurse tjetri në fillim të vitit 2015.

Pasi pamjet e vullkanit Caluco janë shpërndarë afro gjysmë milion herë në rrjete sociale, është vënë në dyshim vërtetësia e tij. Pasi ekspertët kanë dhënë fakte të “kombinimit të fotografive”, producentët janë detyruar të pranojnë mashtrimin.