Edhe në Angli: Protestuesit godasin me vezë një politikan (Video)

  • 04 October 2015 - 18:45
Edhe në Angli: Protestuesit godasin me vezë një politikan (Video)

Një anëtar i Partisë Konservatore britanike është gjuajtur me vezë ditën e sotme nga një turmë e zemëruar pasi i njëjti në dorë po mbante një kopje të numrit të sotëm të gazetës “Daily Telegraph” ku shihej Margaret Thatcher

Turma ishte mbledhur për të protestuar kundër masave shtrënguese ndërsa anëtari i Konservatorëve, siç raporton “The Independent”, ka qenë duke vrojtuar grupin protestues nga një cep.

I riu mund të shihet duke qeshur dhe duke valëvitur kopjen e gazetës “Daily Telegraph” para protestuesve para se veza ta godiste atë mu në ballë.

Gazeta e sotme “DT” paraqet një fotografi të ish-kryeministres britanike, Margaret Thatcher në ballinën e saj dhe me sa duket ajo e ka irrituar turmën.

Në videon e publikuar në Youtube të këtij incidenti mund të shihet se si tërhiqet ai menjëherë pasi u godit me vezë për t’u pastruar. Disa shfrytëzues të mediave sociale kanë raportuar se për këtë incident është arrestuar një person.

Kjo protestë, e cila thuhet të ketë mbledhur rreth 80 mijë persona, kaloi pa incidente të mëdha, përveç këtij rastit me vezë dhe një sulmi të vogël ndaj një gazetari të Huffington Post.