Jahjaga flet në Al Jazeera për krizën e refugjatëve sirianë (Video)

  • 04 October 2015 - 19:44
Jahjaga flet në Al Jazeera për krizën e refugjatëve sirianë (Video)

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, gjatë vizitës së saj në New York, në kuadër të aktiviteteve me rastin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, mori pjesë edhe në hapjen e takimit vjetor të Clinton Global Initiative.

Ndërkaq sipas një postimi në rrjetin social Facebook, të presidentes Jahjaga, bëhet e ditur se ajo u ftua në një panel të transmetuar nga Al Jazeera, për të diskutuar për krizën e refugjatëve sirianë me ç’rast kishte rrëfyer edhe një pjesë të momenteve për nevojën që të gjithë të kontribuojnë në zgjidhjen e krizës së tillë, përcjellë Klan Kosova.

Në postin e saj thuhet:

‘’Me ftesë të Presidentit Clinton, gjatë pjesëmarrjes në punimet e Clinton Global Inititative, diskutova në një panel të transmetuar nga Al Jazeera për krizën e refugjatëve sirianë. Në kuadër të emisionit ndava përvojën tonë si refugjatë dhe nevojën që të gjithë të kontribuojmë në zgjidhjen e krizës dhe lehtësimin e jetës së refugjatëve. Diskutimin mund ta ndiqni në videon e mëposhtme: