11 shtetet e pasura me problemet më të mëdha të krimit të organizuar

  • 04 October 2015 - 20:31
11 shtetet e pasura me problemet më të mëdha të krimit të organizuar

Njëra nga nën-kategoritë e përdorura nga FEB-ja është mbizotërimi i krimit të organizuar, i përfshirë nën indeksin e “sigurisë”, zhvatja, mashtrimi, vjedhja, dhuna dhe dëmtimi i pronës janë faktorët të cilën mund ta frenojnë zhvillimin e një shteti. Për t’i bërë krahasimet më të arsyeshme, kemi përfshirë vetëm shtetet nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OBZHE). Në të janë 34 shtete, të gjitha demokraci me ekonomi të tregut. Grupi shpesh thuhet se është një klub i shteteve të pasura. Ne e kemi ngushtuar listën me shtetet e OBZHE-së, të cilat kanë mbetur jashtë 50 vendeve të para të radhitjes së FEB-së. Sa më i ulët që ka qenë radhitja e FEB-së, aq më i keq është shteti për krim të organizuar.

 Greqia

Industria e madhe transportimeve e këtij shteti dhe afërsia me Azinë krijojnë mundësi për kontrabandë, ndërsa radhitet në vendin e 52-të.

Image

Japonia

Përkundër bandave të famshme të ‘Yakuza’-s në këtë shtet, Japonia gjendet në vendin e 57-të të kësaj liste. Grupi njihet si një ndër sindikatat më të mëdha të vetme të krimit të organizuar në botë.

Image

Franca

E radhitur në vendin e 60-të, Franca gjendet në një vend më të keq sesa shtetet tjera të mëdha të BE-së siç janë Spanja dhe Gjermania. Mafia e Korsikës në këtë shtet dikur ishte shumë e përfshirë në trafikim të heroinës në SHBA, ndërsa njihet me emrin “Lidhja Franceze”.

Image

SHBA-ja

Përkundër pasurisë që ka, SHBA-ja gjendet në mes të listës globale për krim të organizuar, në vendin e 62-të.

Image

Turqia

Si portë hyrëse në Evropë, Turqia është një rrugë e parashikueshme për trafikim të drogës nga lindja, i cili shfrytëzohet nga mafia turke. Kriminelët e organizuar turq janë gjithashtu të pranishëm në Londër ndërsa shteti gjendet në vendin e 69-të.

Image

Republika e Sllovakisë

Sllovakia gjendet në vendin e dytë më të keq të shteteve në Evropë për krim të organizuar. Tri lista për shoqata dhe grupe të krimit të organizuar janë publikuar në shtet. Shteti gjendet në vendin e 70-të, saktësisht në gjysmën e poshtme të listës.

Image

Izraeli

Izraeli ka shënuar një rritje të aktivitetit të mafisë nga Rusia, pasi ka inkurajuar imigracionin e hebrenjve pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Figura të rëndësishme si Zeev Rosenstein dhe Itzhak Abergil janë ekstraduar për në SHBA.

Image

Hungaria

Sikur shumë shtete të tjera nën ish-sisteme komuniste, Hungaria ka përjetuar një rritje të krimit të organizuar në vitet 90-ta, derisa bandat kërkonin që ta shfrytëzojnë mungesën e rendit dhe paraqitjen e papritur të aktivitetit masiv komercial.

Image

Koreja Jugore

Bandat e njohura si ‘Kkangpae’ operojnë në Korenë Jugore. Sikur ‘Yakuza’ japoneze, ato gjithashtu shpesh kanë tatuazhe, të cilat e identifikojnë përkatësinë e tyre.

Image

 Italia

Italia, shtëpia simbolike e mafisë, është në vendin më të keq të listës si shtet i BE-së për krim të organizuar, duke u radhitur në vendin e 130-të prej 140 vendeve, 70 vende më keq sesa Franca.

Image

Meksika

Kartelet shumë të fuqishme dhe të dhunshme në Meksikë kanë sjellë shtetin në prag të një lufte civile, ndërsa vetëm katër shtete të tjera në botë gjenden para këtij shteti për mbizotërim të krimit të organizuar, përkundër anëtarësisë së këtij shteti në OBZHE.

Image

(Kosova Sot)