Shikojeni eksperimentin social në qendër të Prishtinës: “A do të përqafoje një të pastrehë” (Video)

  • 04 October 2015 - 21:14
Shikojeni eksperimentin social në qendër të Prishtinës: “A do të përqafoje një të pastrehë” (Video)

Është sërish grupi i të rinjve prishtinas R2Prank që sjellin videon e re nga kryeqyteti. Kësaj radhe nuk është një kamerë e fshehur klasike, por një eksperimental social.

Eksperimenti social është realizuar me qëllimin e mbështetjes së personave të pastrehë. Një i ri ka qëndruar përpara përmendores së Skënderbeu në qendër të Prishtinës duke e mbajtur një letër si mesazh “A do të përqafoje një të pastrehë” i shkruar edhe në anglisht.

Sipas djemve të R2Prank dhe asaj që shihet në video reagimet e qytetarëve janë dëshpëruese, pasi që vetëm një numër i vogël ka pranuar të solidarizohet “me të pastrehuarin”.

Për më shumë shikojeni videon: