Ky dokument tregon se këtë vit në haxh janë mbytur mbi katërmijë persona (Dokument)

  • 04 October 2015 - 22:33
Ky dokument tregon se këtë vit në haxh janë mbytur mbi katërmijë persona (Dokument)

Gjatë kohës së pelegrinazhit të sivjetmë në Mekë, mbi njëmijë pelegrinë myslimanë janë mbytur si pasojë e stampedos (lëndimeve në rrëmujë).

Por, megjithëse numri i të vrarëve është shumë i madh, një dokument i postuar nga Ministria e Shëndetësisë së Emirateve Arabe, tregon se kjo nuk është as gjysma e ngjarjes reale.

Në një deklaratë e cila është fshirë menjëherë nga ueb-sajti i Ministrisë, thuhet se mbi katërmijë persona janë vrarë gjatë përplasjes.

“Ministri i Shëndetësisë, Mihamed Aldowale, ka thënë se Ministrisë së tij i janë dorëzuar fotografitë e 4,173 pelegrinëve, të cilët kanë vdekur në Mekë gjatë aksidentit dhe se procesi i identifikimit ka filluar”, thuhet në deklaratë.

“Statistikat fillestare thuhet se janë 769 të vdekur, por verifikimet e fundit flasin për 4,173 vetë”, thuhet më tutje në deklaratën që është huazuar përmes fotografimit me “screenshot”,  transmeton Telegrafi.