Prifti gjerman bën atë që s’bëri shteti, i ngre urën fshatit në Pukë

  • 04 October 2015 - 22:44
Prifti gjerman bën atë që s’bëri shteti, i ngre urën fshatit në Pukë

Fshati Kavlina i Bashkisë së Pukës tashmë do të ketë më në fund një urë.

Banorët ankoheshin se detyroheshin të kalonin lumin në këmbë me të sëmurët apo të vdekurit mbi shpinë deri më përpara.

Por falë kontributit të priftit gjerman Andreas Walterman, tashmë ura është bërë realitet dhe i ka lumturuar banorët e zonës.

Prifti gjerman bëri atë që fatkeqësisht shteti u tregua i paaftë që ta bënte.