Svarqa e përmirëson biografinë, por ia huqë prapë. Edhe shkollën e kishte pasur gabim! (Foto)

  • 04 October 2015 - 22:57
Svarqa e përmirëson biografinë, por ia huqë prapë. Edhe shkollën e kishte pasur gabim! (Foto)

Kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa  ka vendosur t’i përmirësojë gabimet në biografinë e tij.

 Shiko disa nga gabimet që kishte:

dd

svv

Mirëpo, ndonëse gabimet gjuhësore nuk i ka përmirësuar prapë në tërësi, Svarqa shihet ta ketë ndërruar shkollën ku ka mësuar si nxënës, gjë që tregon se edhe atë e kishte pasur gabim, raporton Gazeta Blic.

Kryetari i Ferizajt, tash ua ka bërë me dije qytetarëve, se ai e ka kryer shkollën e mesme ekonomike. Ndërsa, të gjithë ata që e kanë parë më herët biografinë e tij, nund ta kenë vërejtur që aty ka figuruar ‘gjimnazi’, si shkolla, ku Svarqa ka ndjekur mësimet e së mesmës.

Shkolla, ku mendohej se ka mësuar Kryetari (para përmirësimit të biografisë):

Untitled

Untitled

Në pjesën e gabimeve të përmirësuara të profilit të kryetarit, hyn edhe emri i tij, i cili nga “Muharem” që ishte, është shndërruar në “Muharrem” tash.

Kurse, për të gjithë ata që kanë pasur dyshime rreth mbiemrit të tij, se a duhet të shënohet me “v” apo me “f” në rrokjen e parë, Kryetari ua ka bërë me dije se përfundimisht është me “v”. Kjo, për të vetmën arsye, pasi që, ndonëse emri e shkolla janë përmirësuar, aty nuk është bërë kurrfarë ndërhyrje. Pra, ka mbetur ashtu dhe tashmë figuron “Svarqa”, ani pse në disa fotografi të postuara në faqen zyrtare të Kryetarit, “v”-ja shkruhej “f” në mbiemrin e tij.
Mirëpo, ajo çka rezulton të jetë kontraverse, është fakti që në biografinë e Svarqës, shkruan se ai ka punuar në një shkollë, si mësimëdhënës i gjuhës shqipe, ndonëse biografia e tij kishte gabime të shumta dhe vazhdon të ketë akoma disa.
Muharrem Svarqa pati ardhur nga Gjermania për të kandiduar për të parin e Komunës, me ç’rast edhe u zgjodh Kryetar i Ferizajt në vitin 2013.