Rektori i Universitetit “Haxhi Zeka” jep dorëheqje për t’u rikthyer në UP (Dokument)

  • 04 October 2015 - 23:26
Rektori i Universitetit “Haxhi Zeka” jep dorëheqje për t’u rikthyer në UP (Dokument)

Rektori i Universiteti “Haxhi Zeka” të Pejës, Naser Mrasori ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij në këtë Universitet.

Sipas letrës së dorëheqjes, që e posedon Gazeta Express, Mrasori ka dhënë dorëheqje për arsye se ka vendosur të rikthehet në vendin e punës në Universitetin e Prishtinës.

Në letrën e tij të dorëheqjes, thotë se ishte kënqësi të punonte me ekipin administrativ, akademik dhe me studentët.