Absurde: Tenton ta fshehë targën 3Z, duke e mbështjellë me letër (Foto)

  • 04 October 2015 - 23:35
Absurde: Tenton ta fshehë targën 3Z, duke e mbështjellë me letër (Foto)

Se veturat zyrtare keqpërdoren, ky tashmë është lajm i zakonshëm.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe këtë fundjavë, në mbrëmje, kur punonjësit qeveritar janë në pushim.

Duke e ditur se veprimi i tij është i jashtëligjshëm, ai është përkujdesur që të mbulojë pjesën e tabelës së veturës ku shkruhet “3Z”.

Megjithatë letra e dobët duket ta ketë tradhtuar dhe përshkrimi identifikues për veturat zyrtare është vërejtur nga një qytetar, shkruan lajmi.net.

Ai ka bërë foto dhe të njëjtat i ka publikuar në rrjetin social Facebook, për ta dëshmuar keqpërdorimin e pasurisë publike.