Libri i ri: Hillary godiste me mjete të forta Bill Clintonin

  • 04 October 2015 - 23:50
Libri i ri: Hillary godiste me mjete të forta Bill Clintonin

Konsulenti politik Roger Stone vjen me një libër i cili pritet të jetë një goditje e madhe për familjen Clinton.

Në librin “The Clintons War on women”, Stone shkruan se si Hillary e ka goditur Bill Clintonin me mjete të forta ndonjëherë dhe se “mosmarrëveshjet e tyre kanë qenë kohë pas kohe shumë të mëdha”.

“Hillary e ka goditur Billin me mjete të forta, madje e ka bërë edhe e ka përgjakur” thuhet në librin e ri ku edhe thuhet se ajo shpesh “ka terrorizuar stafin e Bill Clintonit”.

Të gjitha këto kanë ndodhur dekada më parë, raporton Daily Mail.

Ndërkohë, Hillary Clinton ka nguruar t’u përgjigjet pyetjeve të Daily Mail, në lidhje me pohimet e fundit në këtë libër.