Ylli Hoxha-ambasadores gjermane: Lexoje çka thotë Daçiqi e na kupton më lehtë!

  • 05 October 2015 - 13:10
Ylli Hoxha-ambasadores gjermane: Lexoje çka thotë Daçiqi e na kupton më lehtë!

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje Ylli Hoxha, i është kundërpërgjigjur ambasadores gjermane, Angelika Viets e cila tha se veprimet e opozitës janë të papranueshme.

Në një postim në Facebook, ka thënë se ambasadorja gjermane mund ta kuptoj opozitën, pasi të lexojë deklaratat e ministrit të jashtëm serb Ivica Daçiq për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Lexojeni të plotë reagimin e Yllit në Facebook

Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë Angelika Viets: Unë nuk mund t’i kuptoj veprimet e papranueshme te opozites në parlament! 

Koment: Lexoje cka thot Ministri i Jashtem i Serbise per Kosoven, e na kupton me lehte!
'Propozimi i Kosovës në UNESCO do të ishte sikurse të kërkohej që Shteti Islamik – ISIS-i, të anëtarësohej në këtë organizatë' 4 Tetor, Ivica Dacic

(Kosova Sot)