Ambasadorja gjermane: Harrojini vizat nëse organizohen zgjedhjet

  • 06 October 2015 - 12:53
Ambasadorja gjermane: Harrojini vizat nëse organizohen zgjedhjet

Ambasadorja e Gjermanisë në Prishtinë Angelika Viets ka reaguar ndaj thirrjeve për zgjedhje të parakohshme në vend duke thënë se kjo do të ishte një skenar i keq për Kosovën.

jo ka thënë se në rast të zgjedhjeve, Kosova do të harronte liberalizimin e vizave ndërkohë që ka theksuar se ata që kërkojnë zgjedhje po e bëjnë për shkak të ambicieve personale.

 Ja çfarë shkruan ambasadorja gjermane:

Jam e brengosur për shkak të zërave të papërgjegjshëm që po thërrasin për zgjedhje të reja- edhe pse Kosova ka një qeveri funksionale me një shumicë të qartë në Parlament.

Pas zgjedhjeve të vitit të kaluar dhe bllokadës 6 muajshe ku Kosova në shumë aspekte shkoi shumë prapa, kjo do të ishte një skenar i keq për popullin e Kosovës.

Politikanët janë përfaqësues të zgjedhur dhe duhet ta nxjerrin mirëqenien e popullit dhe vendin e tyre përpara interesave dhe ambicieve personale.

Unë vetëm mund të them diçka: Me zgjedhje të reja të parakohshme Kosova mund të harrojë liberalizimin e vizave dhe vullnetin e donatorëve, investitorëve dhe të diasporës.