Tusk paralajmëron valë të madhe refugjatësh në Evropë nëse fiton Assad

  • 06 October 2015 - 16:23
Tusk paralajmëron valë të madhe refugjatësh në Evropë nëse fiton Assad

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ka paralajmëruar se një fitore e mundshme e Assad-it në Siri do të shkaktojë një valë të re refugjatësh në rajon.

Tusk në një fjalim në Parlamenti Europian i ka bërë thirrje vendeve të BE-së që të marrin më shumë përgjegjësi në lidhje me krizën e refugjatëve.

Donald Tusk ka theksuar ndër të tjera se duke pasur parasysh migrimin e sigurt dhe elementët humanitare, kufijtë e jashtëm të BE-së duhet të mbahen nën kontroll.

Ai duke cekur edhe takimin e ditës së djeshme në Bruksel me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan u shpreh se nga Turqia dhe përreth Halepit parashikohet që të ketë largime me një potencial prej 3 milionë refugjatësh.

Tusk duke tërhequr vëmendjen se me mbështetjen e Rusisë dhe të Iranit mundësia e fitores së presidentit Bashar Asad në Siri sa vjen e rritet tha se “fitorja e Asadit do të shkaktojë një valë të re të refugjatëve”./AA/