Katër të vdekur nga shpërthimi i hepatitit c në një spital

  • 06 October 2015 - 16:28
Katër të vdekur nga shpërthimi i hepatitit c në një spital

Spitali më i madh i Singaporit ka kërkuar falje të martën pasi 22 pacientë në veshka janë infektuar me hepatit C, me katër të vdekur në një shpërthim të rrallë në objektin prestigjioz.

Infeksionet në Spitalin e Përgjithshëm të Singaporit (SGH) të drejtuar nga qeveria përfshiu pacientë të pranuar në një repart në mes të prillit dhe qershorit.

Zyrtarët e spitalit thanë ndërsa katër viktima kishin kushte të tjera të rënda, ata “nuk janë në gjendje të përjashtojë mundësinë” që hepatiti C mund të ketë qenë një faktor në vdekjen e tyre.

Sistemi i kujdesit shëndetësor në Singapor është cilësuar si një nga më të mirët në Azi dhe spitalet shtetërore janë të mirë-financuar.