Bllokohen rrugët e Tiranës për lojën në Elbasan

  • 06 October 2015 - 16:42
Bllokohen rrugët e Tiranës për lojën në Elbasan

Policia e Tiranës ka publikuar masat që do të marrë “për sigurimin e rendit dhe të qetësisë si dhe garantimin e sigurisë në zhvillimin e ndeshjes Shqipëri-Serbi.

Policia njofton se do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore. Duke filluar nga ora 17:00-20:00, më 7 tetor, segmenti rrugor bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga “Ura e Lanës” në sheshin “Skëndërbej” do të qëndrojë i bllokuar. Bllokim segmenti përkohësisht do të ketë nga “Rinasi”, “Qafë Kashari”, në autostradën Tiranë-Durrës, si dhe rrugët dytësore, duke vijuar te mbikalimi i Kamzës, rruga “Dritan Hoxha”, rruga “29-Nëntori”, “Rruga e Durrësit”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, rruga “Ismail Qemali” deri te rruga e “Elbasanit”.

Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve dhe nuk do të lejohet kalimi i këmbësorëve pranë Hotel “Sheraton’’ dhe Univeristetit të Arteve si dhe nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në sheshin “Italia”.

Bllokimi do të vazhdojë në të gjitha segmentet të cilat lidhen me Hotel “Sheratonin”.

Në datë 8 tetor, nga ora 12:00-19:00 do të bllokohet segmenti rrugor nga rruga “Dervish Hima”, “Rruga e Elbasanit”, tuneli i Elbasanit, ku nuk do të lejohen kalimi mjeteve deri në përfundim të aktivitetit sportiv në Elbasan, transmeton Top Channel.