Ambasadorja Viets: Nëse shkohet në zgjedhje të reja, harrojeni liberalizimin e vizave

  • 06 October 2015 - 17:13
Ambasadorja Viets: Nëse shkohet në zgjedhje të reja, harrojeni liberalizimin e vizave

Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë Angelika Viets ka thënë se është e shqetësuar për paralajmërimin që në Kosovë të mbahen zgjedhje të reja.

Sipas Viets, nëse kjo ndodhë, atëherë Kosova mund ta harrojë liberalizimin e vizave.

Deklarata e ambasadores Viets është publikuar në faqen zyrtare të ambasadës gjermane në Prishtinë.

Deklarata e plotë e Viets:

"Unë jam e shqetësuar në lidhje me zërat e papërgjegjshëm të interesuar që të ndjellin zgjedhje të reja, edhe pse Kosova ka një qeveri funksionale me një shumicë bindëse në parlament. Pas zgjedhjeve të vitit të kaluar dhe bllokadës gjashtë mujore, ku Kosova në shumë aspekte mbeti mbrapa edhe më shumë, ky {zgjedhjet e reja} do të ishte një rast/skenar edhe më i keq për popullin e Kosovës. Politikanët janë përfaqësues të zgjedhur dhe duhet që mirëqenien e popullit dhe vendin e tyre t’i vënë para interesave dhe ambicieve të tyre personale. Unë mund të bëjë vetëm një hamendësim: Me zgjedhje të parregullta të reja, në Kosovë mund të harroni liberalizimi n e vizave dhe vullnetin e mirë të donatorëve, investitorëve dhe diasporës". /kp/