Haxhiu e quan Zemajn tinëzar, e kërcënon me ndjekje penale

  • 06 October 2015 - 17:42
Haxhiu e quan Zemajn tinëzar, e kërcënon me ndjekje penale

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Vetëvendosje, Albulena Haxhiu e ka quajtur tinëzar deputetin e LDK-së, Armend Zemaj.

Reagimi i Haxhiut vjen pas videos që po qarkullon në medie, teksa shihet Zemaj duke gjuajtur me gotë qelqi opozitën në Kuvend, transmeton Indeksonline.

Madje, deputetja Haxhiu thotë se duhet ndjekur edhe penalisht deputeti Zemaj.

Ky është postimi i plotë i Albulena Haxhiut në Facebook

Tinëzari Zemaj thoshte se opozita po shpifë për gjuajtjen me gotë qelqi! Kjo video e dëshmon se paska qenë pikërisht ky që fshihej si struci!

Për shkak të rrezikut të jetëve nga gjuajta me gotë qelqi, i njëjti duhet të përgjigjet edhe penalisht!

Kjo është dhuna e vërtetë! Gjuajta e vezëve ishte thjesht simbolike.

Faleminderit medieve për transparencën.