Mustafa&CO u nënshtrohen mafio-oligarkëve

  • 06 October 2015 - 18:20
Mustafa&CO u nënshtrohen mafio-oligarkëve

Luftimi i monopoleve kriminale, sfidë e patejkaluar për Qeverinë

Kompanitë e lidhura me politikën dirigjojnë vendimmarrjen

Isa Mulaj, drejtor i institutit “Inepra”, tha se ministrat Hoti, Bajrami, Zharku, dhe kryeministri i tyre, Isa Mustafa, nuk janë aq të marrë që të mos e dinë se çka është mirë për ekonominë, bizneset, konsumatorët dhe buxhetin e shtetit. “Këta e kanë kuptuar se nuk mund t'i luftojnë monopolet e paligjshme e mafioze dhe duket se u janë nënshtruar bizneseve që udhëheqin parapolitikën”, thekson ai

Në koloaret e politikës dhe analistëve kohët e fundit flitet se PDK-ja së bashku me mafio-oligarkët e tyre, kompaninë  “Devolli”, janë duke bërë presion në drejtim të ministrave Avdullah Hoti, Lutfi Zharku dhe Hykmete e Bajrami, që vijnë nga LDK-ja, por edhe personalisht ndaj kryeministrit Isa Mustafa, që të mos ua prekin monopolet e jashtëligjshme. Gazeta mëson se PDK-ja është duke e përdorur kombinimin e joshjes, kërcënimit e shantazhimit ndaj LDK-së, që ata mos të prekin e pengojnë asnjërën nga monopolet e shumta të kundërligjshme e antikushtetuese, të instaluara para më shumë se 8 viteve. Deputeti Enver Hoti (Nisma për Kosovën) tha se këta ministra të lartpërmendur, por edhe kryeministri i Kosovës, të cilët në fillim të mandatit u kishin premtuar bizneseve vendore dhe qytetarëve se do të luftojnë ashpër të gjitha monopolet e paligjshme e mafioze, këtë gjë nuk e bënë as pas gati 10 muajve. Hoti e shtron dilemën se për t’i luftuar këto monopole mbase LDK-ja dhe Isa Mustafa po frikësohen dhe po pengohen nga mafio-politikanët e PDK-së... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)