Arrestohet ish-eprori i UÇK-së Xhemshit Krasniqi

  • 06 October 2015 - 19:35
Arrestohet ish-eprori i UÇK-së Xhemshit Krasniqi

Ish-epror i UÇK-së Xhemshit R. Krasniqit është arrestuar sot në Prizren. Arrestimi i tij është bërë para një ore në lagjen “Tusuz”.

Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Hazir Berisha tha se nuk është i informuar për arrestimin e Krasniqit.

“Nuk kam informacione se është arrestuar”, tha Berisha për PrizrenPress.

Ndërkaq, familja ka konfirmuar arrestimin e tij.

Xhemshit Krasniqi ka vite që ka qenë në arrati. Ai është akuzuar nga EULEX-i për krime të luftës.