Dhjetë qytetet më të rrezikshme në botë për vitin 2015

  • 06 October 2015 - 20:19
Dhjetë qytetet më të rrezikshme në botë për vitin 2015

Bota është një vend i madh dhe si rrjedhojë ka shumë shtete e qytete. Ndonëse numri i vendeve të bukura që ia vlen të vizitohen është i madh, ka edhe shumë qytete që nuk janë aspak miqësore për turistët.

Më poshtë ua kemi sjellë dhjetë qytetet më të rrezikshme në botë

1. San Pedro Sula, Honduras – qyteti më i rrezikshëm në botë

Image

Vendi i parë në listën e qyteteve më të rrezikshme në botë është i garantuar për San Pedro Sulan e Hondurasit. Ky qytet ka shkallë marramendëse të vrasjeve – 171 vrasje në 100.000 banorë – që bëjnë që ky qytet të renditet i pari sa i përket numrit më të madh të vrasjeve për kokë banori, në një qytet ku nuk ka luftë. Qyteti është i mbushur përplot banda që trafikojnë drogë, armë dhe qenie njerëzore. Si rrjedhojë, vrasja e dikujt në këtë qytet nuk përbën më lajm, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

2. Akapulko, Meksikë –  qytet i korruptuar

Image

Akapulko për vite të tëra ka qenë një qendër turistike, që është vizituar nga njerëzit më të famshëm dhe më të pasur nga mbarë bota. Mirëpo, nëse bëni vetëm një hap jashtë ‘zonës turistike’, atëherë do ta gjeni veten në njërin prej vendeve më të rrezikshme në botë. Problemet me drogës si dhe autoritetet e korruptuara, ia kanë venitur namin që dikur e ka pasur ky qytet i bukur.

3. Karakas, Venezuela – dhunë në rrugë

Image

Karakasi njihet për tri gjëra: si kryeqytet i Venezuelës dhe për vrasje e drogë. Tani kur Venezuela gjendet në një gjendje të rëndë ekonomike, dhuna ka shpërthyer gjithandej nëpër rrugët e Karakasit, dhunë kjo që motivohet kryesisht nga kartelet e drogës që operojnë në mbarë vendin.

4. Kabul, Afganistan – qytet i zënë në udhëkryqin e luftës

Image

Ngjashëm me Bagdadin, edhe në Kabul të Afganistanit gjërat kishin filluar të përkeqësoheshin pas pushtimit të Afganistanit nga ana e amerikanëve. Pasiguria ekonomike dhe varfëria në rritje ka bërë që në këtë qytet të shtohet numri i vrasjeve e kidnapimeve, duke e çuar shumë lart shkallën e krimit në këtë vend. Sa për t’i përkeqësuar gjërat, në Kabul të Afganistanit luftojnë forca të ndryshme, që e bëjnë edhe më të pasigurt jetën e banorëve të paktë që kanë mbetur.

5. Guatemala, Guatemalë – qytet i dhunës

Image

Guatemala mund të jetë njëri nga qytetet më të bukura të Amerikës Qendrore, mirëpo prapa bukurive natyrore, që tërheqin shumë turistë, fshihet një problem i madh i krimit dhe drogës. Në fakt, ky qytet ka njërën prej shkallëve më të larta të krimit në Amerikën Qendrore, me rreth 42 vrasje në 100.000 banorë çdo vit.

6. Kejp-Taun, Afrikë Jugore – Qyteti më i dhunshëm në Afrikë

Image

Kejp-Tauni është qyteti i dytë për nga popullsia në gjithë Afrikën Jugore. Mirëpo, përkundër faktit që është njëri prej qyteteve më të bukura në botë, ai është edhe njëri prej qyteteve më të rrezikshme. Shkalla e krimit në këtë qytet është aq e lartë saqë nga 100.000 njerëz, 8.428 janë pjesë e krimit. Kjo gjë është me të vërtetë e tmerrshme, duke marrë parasysh faktin që ky qytet ka një popullsi prej 3.75 milionë banorësh.

7. Rio-De-Zhaneiro, Brazil – kryeqyteti botëror i plaçkitjeve

Image

Ndonëse ka shumë qytete tjera në Brazil, që kanë shkallë më të lartë të vrasjeve, Rio-De-Zhaneiro ka reputacionin e njërit prej qyteteve më të rrezikshme në botë për shkak të numrit të madh të turistëve që tërheq çdo vit. Si rrjedhojë, në Rio të Brazilit, vjedhja e maltretimi i turistëve është një dukuri shumë e shpeshtë.

8. Bagdad, Irak – krimet e ISIS-it

Image

Që prej kohës kur SHBA-ja e kishte pushtuar Bagdadin, ky qytet e kishte fituar reputacionin e njërit prej qyteteve më të rrezikshme në botë. Për vite të tëra, bombardimet, plumbat dhe vrasjet kanë qenë përditshmëri e banorëve të këtij qyteti. Sot, ndonëse Bagdadi nuk është aq i rrezikshëm sa ka qenë dikur, vetëm gjatë vitit të kaluar në këtë vend janë vrarë së paku 12.282 civilë, nga ana e militantëve të ISIS-it, shifër kjo që flet më së miri për rrezikun që kanoset për banorët e këtij vendi.

9. Siudad-Huarez, Meksikë – kryeqyteti botëror i vrasjeve

Image

Siudad-Huarez ka një reputacion të keq për të qenit një qytet i trafikantëve të drogës dhe është njëri nga qytetet më të rrezikshme në Meksikë. Si rrjedhojë, nuk është aspak për t’u habitur fakti që ky qytet udhëhiqet nga trafikantët e drogës. Si pasojë e kësaj as policia nuk ka pushtet në këtë qytet, ndërsa shumica e agjencive për sundimin e ligjit janë të paguara nga bandat kriminale në vend.

10. Mogadishu, Somali – vendi pa qeveri

Image

Gjatë disa viteve të fundit, Somalia ka qenë sinonim i piratëve dhe krimit, ndërsa rreziku në Somali më së shumti mund të vërehet në kryeqytetin e Somalisë, në Mogadishu, që për shumëkënd është edhe qyteti më i rrezikshëm në botë. Që prej kohës kur ambasadat e vendeve të ndryshme ishin tërhequr nga ky vend në vitet e 1990-a, vendi ka mbetur pa qeveri dhe si rrjedhojë është bërë hapësirë e dominuar nga grupet brutale.

 

(Kosova Sot)