Ja skenari “Tre B” i opozitës

  • 06 October 2015 - 20:21
Ja skenari “Tre B” i opozitës

“Tre B”. Ky është skenari të cilën opozita e bashkuar AAK - NISMA dhe Vetvendosje tashmë kanë përgatitur për të bllokaur të gjitha punimet në Kuvendin e kosovës.

Janë zbuluar në detaje skenarin “Tre B” të opozitës, deputetet e së cilës do të vazhdojnë edhe në seancën e radhës së Kuvendit të Kosovës ta bllokojën fizikisht foltoren dhe kryesuesin e seancës, duke pamudësuar kështu rrjedhën e seancës mepikat e rendit të ditës.

Përveç kësaj, sipas burimit, deputetet e opzoitës do të vazhdojnë të bojkotojën edhe mbledhjet e kreysisë së Kuvendit të Kosovës.

Diçka që deri më tani nuk e ka aplikuar opozita është se deputetet e tri partive që përfaqësohen në komisionet parlamentare do të fillojnë t’i bojkotojnë edhe ato.

Krejt ky skenar, sipas opozitës do të realizohet deri në, siç kërkojnë ata, tërheqjen e nënshkrimit të kryeministrit Isa Mustafa nga marrëveshja për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

Përveç këtyre veprime deputetet dhe zyrtarë të tri partive opozitare kanë paralajmëruar se do të përdorin çdo mjet dhe rrugë për të kundërshtuar jetësimin e bashkësisë së komunave me shumcië serbe.

Në momentin kur pala kosovare dhe ajo serbe kishin arritur marrëveshjet në Bruksel për katër çështje, opozita kishte paralajmëruar protesta e demonstarata gjithëpopullore.

Para se kjo të ndodh opozita ka mbledhur mbi 100 mijë nënshkrime në kundërshtim të Bashkësisë së Komunave Serbe dhe demarkacionit të kufirimit me Malin e Zi.

Për të parën, shefi i qeverisë kishte kërkuar vet të raportoi para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ku në vend të raportimit, në drejtim të tij u hodhën vezë nga disa deputetë të opzitës, raporton TVDukagjini.

Për të mundësuar që seancat plenare të zhvillohen pa u penguar nga opozita , kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka paralajmëruar se do të zbatojë Rregulloren e punës së Kuvendit të Kosovës, që i bie angazhimin e sigurimit të Kuvendit dhe policisë, për të larguar deputetet e opozitës nga salla e Kuvendit ku mbahen seancat plenare