BE diskuton për Ballkanin dhe çështjen e emigrantëve

  • 06 October 2015 - 23:42
BE diskuton për Ballkanin dhe çështjen e emigrantëve

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Europiane Jean Asselborn do të kryesojë seksionin e emigrimit në Këshillin për Drejtësi e Çështje të Brendshme të Bashkimit Europian.

Këshilli do të diskutojë të ardhmen e menaxhimit të kufijve të jashtëm të Unionit. Më pas do të diskutohet edhe për gjetjen e mjeteve të ndryshme në dispozicion të BE-së për t’u marrë me krizën e emigracionit.

Ministrat do të shohin si mundësi zhvendosjen e refugjatëve në BE, konkluzion që u arrit në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit më 14 shtator 2015.

Këshilli do të rishqyrtojë përsëri politikën evropiane të vizave.

Në Këshill, ministri Asselborn do të ndajë karrigen me Përfaqëusen e Lartë të Unionit për Politikat e Jashtme, zv.presidenten e Komisionit Europian, Federica Mogherini, për një menaxhim më të mirë të fluksese migratore nëpërjmjet Ballkanit Perëndimor dhe Mesdheut Lindor, transmeton oranews.