Opozita përgatitet për duelin e së enjtes

  • 07 October 2015 - 07:29
Opozita përgatitet për duelin e së enjtes

Pas paralajmërimit për mbajtjen e seancës

Ushtrimi i dhunës mund ta eskalojë krizën

 "Akoma nuk kemi ndonjë qëndrim final se si do të veprojmë të enjten, por është krejtësisht e ditur që punimet e seancës do t'i bllokojmë. Nëse vjen deri te puna që deputetët të nxirren jashtë me forcë, le të na qesin, le t'i matin forcat, nëse dalin më të fortë le të na qesin', tha deputeti Haxhi Shala për "Kosova Sot"

Me gjithë paralajmërimin që është bërë nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, se nuk do të tolerohet pengimi i rrjedhës normale të seancave të radhës në Kuvendin e Kosovës nga pengesat që po i paraqet opozita e bashkuar, me kushtëzimin e tërheqjes së nënshkrimeve nga marrëveshjet e Brukselit të 25 gushtit, pasi që ai në këtë rast do të përdorë edhe autorizimet që ka me rregulloren e punës së Kuvendit, përfaqësues të subjekteve politike opozitare kanë theksuar të martën se ata nuk ndryshojnë qëndrimet e tyre. Ata thonë se nuk tërhiqen nga skenari i pengimit të punës së Kuvendit dhe të Qeverisë, deri në momentin e zbatimit të kërkesës ultimative nga ana e Qeverisë së Kosovës, respektivisht nga kryeministrit Mustafa. Zyrtari për informim, në Lëvizjen 'Vetëvendosje', Frashër Krasniqi, i kontaktuar nga gazeta rreth strategjisë së veprimit të opozitës edhe për seancën e radhës, nëse pozita, respektivisht kryetari i Kuvendit i përdor mjetet e dhunës, sigurimin e Kuvendit që deputetët kundërshtues të nxirren jashtë sallës, ka thënë se edhe për këtë variant të padëshirueshëm opozita e ka planin e vet të veprimit... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)