Pa rrëzimin e Qeverisë nuk dilet nga kriza

  • 07 October 2015 - 07:35
Pa rrëzimin e Qeverisë nuk dilet nga kriza

Një ndërhyrje korrekte dhe pa hile e ndërkombëtarëve, e pashmangshme

Ambasadorët po aktivizohen me deklarata politike

"Faktori ndërkombëtar interferon edhe në vende shumë më të zhvilluara e më të fuqishme sesa Kosova. Kjo nuk është për t'u habitur. Çështja është sa probleme mund t'i zgjidhim vetë e sa me ndihmën e aleatëve. Pavarësisht se çfarë ka thënë ambasadori amerikan, situata nuk do të zgjidhet pa rënien e kësaj Qeverie dhe krijimit të një Qeverie teknike gjithëpërfshirëse", ka theksuar analisti Nexhmedin Spahiu

Deklarimi i ambasadorit amerikan në Kosovë, Greg Delavie, se Kosova nuk do të ketë zgjedhje të reja parlamentare para vitit 2018, deklaratë që vjen pas presionit të opozitës për dorëheqje të Qeverisë së tanishme dhe shpalljes së zgjedhjeve të reja, nga analistët politikë konsiderohet si një dalje e re në skenë e faktorit ndërkombëtar në Republikën e Kosovës, që në rastet më kritike të zhvillimeve politike ka ndërhyrë dhe ndërmjetësuar në zgjidhjen e krizave, për të cilat nuk ka pasur konsensus politik. Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu thotë se është praktikë që faktori ndërkombëtar të ndërhyjë në shumë vende ku ka një lloj ndikimi të dukshëm në zhvillimet e brendshme politike, prandaj këtë po e bën edhe në Kosovë, por në këtë rast mund të jetë edhe një ndërhyrje që mund të mos përfillet deri në fund, pasi kriza është aq e thellë, saqë ndryshimet janë të domosdoshme, e që mund të zgjidhen vetëm më një Qeveri të përkohshme gjithëpërfshirëse, e cila do të duhej imponuar përsëri nga ndërkombëtarët...  (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)