Herën e parë në helikopter, Rasim Selmanaj nuk e lë pa “selfie”

  • 07 October 2015 - 08:05
Herën e parë në helikopter, Rasim Selmanaj nuk e lë pa “selfie”

Kryetari i Deçanit, ka bërë një xhiro me helikopter, së bashku me gjeneralin e KFOR-it, Guglielmo Luigi Miglietta.

Rasim Selmanaj shihet duke qeshur dhe në humor të mirë, teksa mbanë kufjet në vesh.

Për dallim nga lideri i partisë së tij, Ramush Haradinaj që nuk bën “selfie”, vartësi i tij ka vepruar ndryshe.

Këtë udhëtim që ishte për një vizitë studimore, Selmanaj nuk e ka lënë pa një “selfie”, me gjeneralin Miglietta.

“Sot për herë të parë provova ndjenjën me fluturu me helikopter” ka shkruar Kryetari Selmanaj, përbri fotografisë së postuar në Facebook, përcjell Telegrafi.

“Veç pak” është përgjigjur Selmanaj me mahi, kur është pyetur nëse është frikësuar në helikopter.