I burgosuri arratiset lakuriq nga burgu (Video)

  • 07 October 2015 - 08:43
I burgosuri arratiset lakuriq nga burgu (Video)

Në Sonora të Meksikës një i burgosur ka kaluar murin me tela gjemborë, të lartë afro pesë metra dhe është arratisur nga burgu.

Juan Pablo Pena Ford ishte duke bërë dush, kur ka shfrytëzuar momentin të ikë nga rojat e burgut.

Ai ka vrapuar rrugëve i zhveshur, kurse më pas ka marrë një xhaketë nga një dyqan dhe ka mbështjellë pjesët intime.

Pas një kohë ikje nëpër qytet, ai është futur në një shtëpi private, ku e ka lokalizuar Policia dhe e ka kthyer në burg.

Mësohet se Pena Ford vuante dënimin për një vepër të lehtë penale.

Meqenëse ai nuk ishte i rrezikshëm, rojat e burgut e kishin vendosur në një hapësirë, pa kontroll të rreptë.